Secondary Adv

Të dielën rikthehet Tiranathlon, ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

E kthyer tashmë në një traditë, Tirana do të presë “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.

 

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

 

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve

 

Për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv "Triathlon", në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datë 21.09.2025 nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datë 19-20 Shtator 2025 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit), sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

 

- Rruga e "Tuneleve", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Daxhir deri te kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit),

- Rruga "Daxhit'', (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Shaqir Palushi", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën e "Vrapëve''),

- Rruga -Diga e Liqenit",(duke filluar nga kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Diga e Liqienit"),

- Rruga "Panorama e Liqenit", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit").

- Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)

- Blv Zhan D'Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta).

 

2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

 

- Linja Nr. 1/A "Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias" dhe 1/13 "Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias" devijon në njërin drejtim në "Sheshin Willson" tjetri në qendër.

- Linja Nr. 2 "Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit"devijon te sheshi "Willson".

- Linja Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër" pezullohet përkohësisht.

- Linja Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg" devijon te rrethrotullimi "Ekonomikut".

- Linja Nr. "Qyteti Studenti-Jordan Misja" devijon në qendër.

- Linja Nr. 10/A "Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit" pezullohet përkohësisht.

- Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te rrethrrotullimi i "Fabrikës së bukës" dhe në qendër. - Linja Nr. 14 "Unaza" pezullollet përkohësisht.

 

3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë intenerarët e mësipërm. /Shqiptarja


Më të lexuarat